Rritet numri i të plagosurve nga zjarri që shpërtheu në qendrën e emigrantëve në Bosnje

Prishtinë | 02 Qer 2019 | 14:33 | Nga Ekonomia Online

Tridhjetë e dy persona janë plagosur pas një zjarri që shpërtheu në një qendër emigrimi në Velika Kladuša, në veri-perëndim të Bosnje-Hercegovinës, tha policia.

Zëdhënësi i policisë rajonale, Ale Siljdedic, tha se zjarri ndoshta u shkaktua aksidentalisht nga ndonjë pajisje gatimi, raporton The Guardian, transmeton Klan Kosova.

Shpejtësia e përhapjes së zjarrit bëri që disa njerëz të hidheshin nëpër dritare për t’u arratisur, tha Siljdedic.

Rreth 25,000 persona nga Azia dhe Afrika veriore, kanë hyrë në Bosnje nga Serbia dhe Mali i Zi, vitin e kaluar.

Vetëm rreth 3,500 nga ta ishin akomoduar në qendrat tranzitore, derisa pjesa tjetër ka mbetur rrugëve.

Të ngjashme