Rusia e konsideron “armiqësor” anëtarësimin e mundshëm të Bosnjës në NATO

Prishtinë | 18 Mar 2021 | 21:01 | Nga Ekonomia Online

Rusia do të reagojë nëse Bosnjë-Hercegovina bën hapa drejt anëtarësimit në NATO pasi që Moska do ta konsideronte këtë si një akt armiqësor, ka bërë të ditur Ambasada ruse në Bosnjë përmes një deklarate për media të enjten.

Bosnja ka proklamuar që një kohë të gjatë integrimin në NATO dhe në Bashkimin Evropian. Mirëpo serbët boshnjakë të udhëhequr nga pro-rusi Milorad Dodik dëshirojnë që vendi të qëndrojë neutral dhe të qëndrojë larg aleancës ushtarake të udhëhequr nga SHBA-ja, raportojnë mediat e huaja.

“Në rast të ndonjë afrimi të Bosnjë-Hercegovinës drejt NATO-s, vendi ynë do të duhet të reagojë për këtë akt armiqësor”, ka deklaruar ambasada ruse.

Sipas ambasadës, qëllimi i NATO-s është “lufta kundër Rusisë” dhe se bashkimi në këtë aleancë do ta forconte Sarajevën në aspektin e “ballafaqimit ushtarako-politik”.

Bosnjë-Hercegovina dhe Serbia janë të vetmet vende të Ballkanit Perëndimor që nuk janë anëtarësuar ende në NATO, derisa Maqedonia Veriore i ishte bashkuar aleancës ushtarake vitin e kaluar.

Ndërkohë, Rusia ka kohë që e kundërshton anëtarësimin e Bosnjës në NATO.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme