Rusia tregon “muskujt” me parada madhështore

Prishtinë | 09 Maj 2021 | 15:23 | Nga Ekonomia Online

Rusia shfaq fuqinë ushtarake me paradat e mbajtura në mbarë vendin, me rastin e 76-vjetorit të fitores së sovjetikëve ndaj Gjermanisë Naziste në Luftën e Dytë Botërore.

Presidenti rus, Vladimir Putin vëzhgoi nga afër paradën e Ditës së Fitores në Sheshin e Kuq të Moskës, ku parakaluan rreth 12 mijë trupa, e afro 200 makina ushtarake. Avionë dhe helikopterët kryen manovra në qiellin mbi kryeqytetin rus.

Gjatë fjalimit të tij, numri një i Kremlinit u zotua se Rusia do të mbrojë interesat kombëtare, ndërsa denoncoi atë që equajti rikthim të “rusofobisë”.

Ky përvjetor i Ditës së Fitores mbahet parazgjedhjeve parlamentare të shtatorit, kur partia në pushtet Rusia e Bashkuar shënon një rënie prej 27 përqind në sondazhe.

Aktiteteti zhillohet gjithashtu mes përshkallëzimit të marrëdhënieve të rusisë me perendimin për shkak të burgosjes së opozitarit aleksei navalni dhe konfliktit në Ukrainë.

Të ngjashme