Rusia: Zgjedhjet zbuluan dobësitë e sistemit amerikan të votimit

Prishtinë | 05 Nën 2020 | 21:05 | Nga Ekonomia Online

Rusia ka reaguar për ngërçin në përcaktimin e fituesit të zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara duke thënë se kjo zbulon dobësitë e sistemit të votimit.

Duke e konsideruar ligjin elektoral amerikan si arkaik, zëdhënësja e ministrisë së jashtme, Maria Zakharova, thotë se Kremlini do të bashkëpunojë me këdo që do të drejtojë Shtëpinë e Bardhë.

Maria Zakharova, zëdhënëse e ministrisë së Jashtme ruse deklaroi se “Barazia e përafërt mes kandidatëve për President ka nxjerrë në pah dobësitë e dukshme të sistemit zgjedhor amerikan – anët e dobëta që janë theksuar shumë herë nga vëzhguesit dhe ekspertët ndërkombëtarë. Pjesërisht mund të shpjegohet nga natyra arkaike e ligjit amerikan zgjedhor dhe pasiguria e disa momenteve kryesore në të, siç i kemi thënë shumë herë tashmë. Shpresojmë që rrugët ligjore të SHBA-ve të lejojnë identifikimin e kreut të ardhshëm të shtetit në përputhje me Kushtetutën amerikane dhe më e rëndësishmja, të shmangen trazirat masive në vend”.

Sa i përket marrëdhënieve respektive Rusi-Amerikë në kontekstin pas-zgjedhor, sipas Zakharovës, “ashtu siç lidershipi i vendit tonë e ka thënë shumë herë, është gati për bashkëpunim domethënës me presidentin e SHBA-ve, pavarësisht se cilido të jetë rezultati i zgjedhjeve”.

Të ngjashme