Shahini bën bilancin e shkollave të dëmtuara, tregon kur do të fillojë mësimi

Prishtinë | 01 Dhj 2019 | 09:56 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini në mbledhjen e jashtëzakonshme të qeverisë bëri një bilanc të objekteve shkollore të dëmtuara në Durrës, Tiranë, Lezhë dhe Elbasan. Shahini tha se janë në totale 52 objekte shkollore ku nuk mund te kryhet mësim, përfshirë edhe kopshte.

Besa Shahini: “Në qarkun e Durrësit janë 16 objekte shkollore dhe kopshte që janë të dëmtuara rëndë ose lehtë por që këto të fundit kanë nevojë port riparime dhe nuk  mund të hapen. Në qarkun Tiranë 23 shkolla të dëmtuara më rëndë  apo pak më lehtë që nuk mund të  rihapen menjëherë.

Në qarkun Lezhë janë 10 shkolla të dëmtuara, 3 të dëmtuara rëndë dhe 7 më lehtë por nuk mund të rilahen menjëherë. Në qarkun Elbasan kemi edhe 3 shkolla të tjera të cilat kanë të dëmtuara më rëndë apo më lehtë që gjithashtu nuk mund të rihapen menjëherë.

Dëmtimet më Tiranë, Lezhë dhe Elbasan nuk janë të nivelit në Durrës por sidoqoftë ka nevojë për kohë për riparim, ka dhjetëra shkolla të tjera me dëmtime të lehta si plasaritje suvaje, nuk paraqesin rrezik për nxënësit.”

“Kemi dy opsione, e para të fillojë mësimi në të gjitha qarqet e pa prekura dhe të bëjmë një shtyrje të fillimit të mësimit në zonat ku keni shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.

Një opsion i dytë, është që vetëm në Durrës të mos fillojë mësimi, dhe në qarqet Tiranë dhe Lezhë të mos fillojë në shkollat e dëmtuara, por ky nuk është një opsion i preferuar, pasi do të sillte çakordim të procesit mësimor”, u shpreh ministrja.

Shahini shtoi më tej se i takon qeverisë që të marrë vendim.

Po ashtu ajo deklaroi se ministria ka hartuar një plan zhvendosjeje për nxënësit në shkollat e dëmtuara.

Më konkretisht, Shahini bëri me dije se në Durrës janë dëmtuar 16 shkolla, në Tiranë 23, në Elbasan 10 shkolla dhe në Tiranë tre.

Të ngjashme