ShBA-ja aprovon vaksinën Johnson & Johnson

Prishtinë | 28 Shk 2021 | 10:29 | Nga Ekonomia Online

Rregullatorët e SHBA-së kanë aprovuar zyrtarisht vaksinën anti-COVID një dozëshe të Johnson & Johnson, raporton BBC. Është kjo vaksina e tretë anti-COVID që aprovohet në SHBA.

Vaksina është vendosur të jetë një alternativë me kosto më të ulët ndaj vaksinave Pfizer dhe Moderna, pasi mund të ruhet në temperatura më të larta sesa dy vaksinat e tjera.

Vaksina është punuar nga firma belge Janssen.

Kompania ka rënë dakord t’i sigurojë SHBA-së 100 milionë doza deri në fund të qershorit. Dozat e para mund të jenë në dispozicion të publikut amerikan që nga java tjetër.

Presidenti Joe Biden e përshëndeti atë si “një lajm emocionues për të gjithë amerikanët dhe një zhvillim inkurajues”, por paralajmëroi se “lufta nuk ka mbaruar”.

Rezultatet nga provat e kryera në SHBA, Afrikën e Jugut dhe Brazil treguan se ishte më shumë se 85% efektive në parandalimin e sëmundjes serioze dhe 66% efektive në përgjithësi kur përfshiheshin raste të moderuara.

Veçanërisht, nuk kishte asnjë vdekje midis pjesëmarrësve që kishin marrë vaksinën si provë dhe nuk kishte shtrirje në spital pas 28 ditësh pas vaksinës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme