Shënohen rastet e para me variantin e ri të Covid-19 në Korenë e Jugut

Prishtinë | 28 Dhj 2020 | 19:08 | Nga Ekonomia Online

Koreja e Jugut ka konfirmuar rastet e para me variantin e ri të COVId-19, që së pari u identifikua në Britani.

Agjencia për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve e Koresë tha të hënën se rastet janë konfirmuar në një familje prej tre anëtarësh të cilët erdhën në Korenë e Jugut më 22 dhjetor.

Ata kishin arritur një ditë para se Koreja e Jugut ndaloi udhëtimet nga Britania deri më 31 dhjetor për të parandaluar përhapjen e variantit të ri të virusit.

Të tre personat janë tashmë në karantinë, raporton AP.

Koreja Jugore të hënën ka regjistruar 808 raste me koronavirus, në gjithsej 57,680 dhe 819 të vdekur.

Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ka folur për rëndësinë e gjetjes së rasteve me variantin e ri të COVID-19, kur pandemia po shënon vitin e dytë të përhapjes në botë.

Varianti i ri i gjetur në Britani dhe Afrikë Jugore që duket se është më lehtë i transmetueshëm, ka shkaktuar shqetësime dhe ka ngritur kufizime të reja të udhëtimit këtë muaj.

Drejtori gjeneral i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus në një konferencë online tha se do të ketë sfida të reja vitin që po vjen, “si variante të reja të COVID-19”.

Ai tha se OBSH-ja po punon ngushtë me shkenctarët për “të kuptuar më mirë ndonjë dhe të gjitha ndryshimet e virusit” dhe ndikimin e tyre.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme