Shkon në 100 numri i të helmuarve në Bulqizë

Prishtinë | 06 Maj 2019 | 11:29 | Nga Ekonomia Online

Ka shkuar në 100 numri i të helmuarve në Bulqizë. Shkaku i këtij helmimi dyshohet të jetë uji i pijshëm.

Mes qytetarëve të helmuar ka burra, gra dhe fëmijë të cilët janë paraqitur në spital me të vjella dhe dhimbje barku. Banorët e lagjes së ‘Qytetit të Vjetër’ janë lajmëruar të mos konsumojnë ujë nga çezma.

Prefekti i Qarkut të Dibrës, Nexhbedin Shehu ka deklaruar se analizat e deri më tanishme thonë se shkaku i helmimit nuk është uji megjithatë në vijim do kryhen analiza akoma më të specializuara për të vërtetuar këto dyshime.

Ka shkuar në 100 numri i të helmuarve në Bulqizë. Shkaku i këtij helmimi dyshohet të jetë uji i pijshëm. Mes qytetarëve të helmuar ka burra, gra dhe fëmijë të cilët janë paraqitur në spital me të vjella dhe dhimbje barku.

“Deri më tani kanë ardhur 100 persona me bark e të vjella. Dyshohet se helmimi ka ardhur nga uji i pijshëm”, shprehet mjeku i spitalit të Bulqizës.

Ndërsa një nga banorët e zonës i cili është prekur nga helmimi thotë se janë prekur familjarisht nga kjo simptomë.

“Jemi vet i katri. Edhe nusja edhe vajza janë me dhimbje barku. Rrimë në qytet të vjetër. Jemi komplet si familje të prekur”, thotë banori.

Prefekti i Qarkut të Dibrës, Nexhbedin Shehu në një lidhje telefonike për Report TV ka deklaruar se analizat e deri më tanishme thonë se shkaku i helmimit nuk është uji megjithatë në vijim do kryhen analiza akoma më të specializuara për të vërtetuar këto dyshime.

Ai i ka bërë thirrje banorëve që të mos konsumojnë ujë nga çezma deri në përfundim të vërtetimit të dyshimeve lidhur me ujin teksa thotë se ata nuk duhet të alarmohen sepse situata është nën kontroll.

“Unë tani sapo vij nga spitali. Atje kemi dhe 3 raste sot që janë paraqitur sot me të vjella dhe dhimbje barku. Njerëzit marrin një serum dhe kthehet në shtëpi. Analizat edhe sot të ujit të pijshëm dalin të rregullta. Një ekip i mjekësisë është nisur nga Tirana për të bërë analizat. Shkaku i ujit të pijshëm nuk është i konfirmuar. Që pardje janë bërë njoftime që të mos konsumojnë ujë sepse dyshimi i parë është ky. Mund të jetë konsumuar uji para katër ditësh dhe vijnë pacientët sot në spital. Ne kemi nisur bashkë me policinë për të konfirmuar dyshimet që lidhen me uji. Sasia e klorit ka qenë brenda normave. Askush nuk jep dot një përgjigje. Pacientët thonë se uji nuk ka ngjyrë. Po duke qenë se të gjithë vijën nga një lagje dyshohet se mund të jetë uji”.

“Po bëhen analiza më të hollësishme me mbjellje që të japim rezultatin. Instituti i higjenës ka nisur ekipin për të marrë kampion vetë për analiza. Qytetarët janë porositur të mos konsumojnë ujë nga çezma derisa të konfirmohen dyshimet. Rrjeti i kanalizimeve është i amartizuar por raste të tilla nuk kemi pasur. Në orën 10 pa çerek ishin shtruar tre veta, ndërsa të tjerët marrin serumin dhe kthehen pasi nuk kanë pasur probleme. Mjekët kanë qenë në dispozicion. Banorët duhet të bashkëpunojnë me ekipet e higjienës dhe policinë e shtetit për të dhënë shpjegime dhe të mos alarmohen se situatën e kemi nën kontroll. Bashkia ka autobot dhe nëse do jetë shkak uji dhe do gjejmë një formë për të furnizuar zonën me ujë”, shprehet Shehu.

Rrjeti i ujësjellësit në Bulqizë është bërë vite më parë dhe tubacionet janë të amortizuara.

Të ngjashme