Shqipëri: Nëntë të vdekur dhe 141 raste të reja me Coronavirus

Prishtinë | 06 Pri 2021 | 19:43 | Nga Ekonomia Online

Një ulje drastike e numrit të të infektuarve me Covid është shënuar në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas raportit të fundit të publikuar nga ministria nga 2 334 testime që janë konfirmuar të infektuar me Covid 141 raste të reja dhe kanë humbur jetën 9 persona.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

34 raste në Tiranë, 16 raste në Shkodër, 9 raste në Gjirokastër, 6 raste në Durrës, Vlorë, 5 raste në Fier, Devoll, 4 raste në Elbasan, Lushnje, Skrapar, 3 raste në Kavajë, Sarandë, Ura Vajgurore, Vau i Dejës, Dibër, Malësi e Madhe, 2 raste në Krujë, Has, Mirditë, Tropojë, Përmet, Divjakë, Selenicë, Dropull, 1 rast në Kurbin, Korçë, Kukës, Lezhë, Rrogozhinë, Librazhd, Tepelenë, Belsh, Gramsh, Kuçovë, Finiq, Patos, Cërrik, Këlcyrë.

Ndërkohë me të gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 9 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 4 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Durrësi,1 qytetar nga Devolli, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Kurbini, të moshave 65 – 82 vjeç.

Të ngjashme