Shqipëri: Prokurori burgoset për dy mijë euro – liroi pesë të rinj të arrestuar për hashash

Prishtinë | 03 Kor 2021 | 17:38 | Nga Ekonomia Online

Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit në Shqipëri ka arrestuar prokurorin e Kavajës, Edmond Karriqi, nën akuzë për korrupsion së bashku me shoferin Isuf Gega, që konsiderohet nga SPAK si personi që negocioi për të liruar pesë persona, të cilët u arrestuan nga policia me 4.5 gramë kanabis.

SPAK këmbëngul se dy të kërkuarit e tjerë Emrijan Dedja dhe Dritan Dedja komunikuan në telefon e më tej zhvilluan takime në qytetin e Kavajës, ku u fol për pagesën.

Madje një kamera sigurie në një qendre tregtare tregon se si Dedja u paraqit ne një ‘exchange’ dhe konvertoi rreth dy mijë euro.

Pas këtij takimi, Dedja telefonon të atin duke e qetësuar e duke i thënë se pagesa u krye dhe se ai duhej të qetësohej pasi i vëllai do të dilte sa më shpejt./tch

Të ngjashme