Shqipëria, lajm kryesor në mediat e huaja

Prishtinë | 27 Nën 2019 | 10:35 | Nga Ekonomia Online

Shqipëria  u bë lajmi kryesor në mediat e huaja, për shkak të tërmetit të fuqishëm 6.4 ballë që goditi territorin shqiptarë.

Tërmeti është raportuar  nga mediat e huaja, si italiane, greke dhe amerikane.

BBC shkruan : “Tërmeti i Shqipërisë: Toka ende dridhet,  ndërsa numri i viktimave vazhdon të rritet.

Termeti  me madhësi 6.4 ballë , goditi Shqipërinë .

Viktimat më të shumta janë të qytetit bregdetar të Durrësit dhe në qytetin Thumane.

Qindra persona e kaluan natën në çadra, disa flinin në makina, pasi lëkundjet ende vazhdojnë, thekson BBC.

Euronews në titull kryesor të lajmit shkruan: “Shqiptarët reagojnë ndaj tërmetit më të fuqishëm në dekadat e fundit”

Por mediat e huaja vazhdojnë të ndjekin ngjarjet në Shqipëri edhe ditën e sotme duke raportuar në çdo kohë lajmet kryesore .

Euronews shkruan sot se : “Operacioni i shpëtimit është duke u zhvilluar ende,  25 të vrarë deri tani nga termeti  në Shqipëri.

Ekskluzivisht për Euronews, një turist turk përshkruan se si u ndje tërmeti që goditi qytetin e Durrësit – një nga zonat me të prekura .

Barış Baran tregon :

“Unë isha duke qëndruar në shtëpinë e shokut tim në Durrës kur tërmeti i parë ra rreth orës 3.30 të mëngjesit.

Ai zgjati vetëm rreth 8-10 sekonda, por unë, shoku im dhe familjet tona të gjithë vrapuam për të dalë jashtë por përsëri u futëm në shtëpi për të fjetur gjumë.

Tërmeti i dytë ra gjysmë ore më vonë  dhe deri në atë moment isha zgjuar. Ndjeva çdo sekondë të tërmetit.

Kishte tinguj dërrmues që vinin nga çatia dhe u shemb një mur kopshti aty pranë. Nuk dëgjova ndonjë zë që ulërinte, ishin thjeshtë zhurmat e ndërtesa që rrëzoheshin.

Euronews ka folur edhe me Isa Myzyraj, i cili është me origjinë nga Durrësi. Ai tha se ai dhe familja e tij ishin akoma “të frikësuar dhe të tronditur” nga ngjarjet dhe tregoi se shumë njerëz ishin bllokuar në shtëpitë e tyre.

Tabolidi britanik “Dailymail” shkruan për tre persona të vdekur nga tërmeti i fuqishëm” , pasi tërmëtit që goditi vendin tonë dje .

Tabloidi britanik vazhdon artikujt për termtin në Shqipëri duke shkruar në artikullin sot se:

“Shqipëria është goditur nga një seri tërmetesh ndërsa numri i të vdekurve nga tërmeti i tij më i keq në dekada rritet në 24 dhe kërkimi për të mbijetuarit e bllokuar nën rrënoja vazhdon”

The Guardian po ashtu mbuloi ngjarjet nga tërmeti në Shqipëri.

Ata cituan Presidentin Shqipërisë Ilir Meta i cili tha se situata në qytetin e Thumanit më e afërta me epiqendrën është shumë dramatike.

Të gjitha përpjekjet po bëhen për ti nxjerrur njerëzit nga rrënojat”, tha ai, madje kishte thirrur kabinetin për të kërkuar ndihmë ndërkombëtare.Vendet fqinje, Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara kanë ofruar menjëherë mbështetje.

Punëtorët e emergjencës treguan për media lokale se një grua në Durrës kishte vdekur pasi ishte munduar të bëhet mburojë për djalin e saj.

Një dëshmitar përshkroi sesi banorët po iknin e kërcenin nga banesat në Tiranë, disa duke bartur foshnje, energjia elektrike ishte ndërprerë në disa lagje.

New York Times, po ashtu  e fillon lajmin duke raportuar se vdekjet më të mëdha janë shënuar në Kurbin, Thuman dhe Durrës.

Dridhja është regjistruar në orën 03:54 të mëngjesit, reth 40 km larg kryeqytetit, ku rreth 900.000 banorë raportuan për tmerret e përjetuara.Ky tërmet erdhi vetëm dy muaj pasi disa njerëz ishin lënduar nga një tërmet prej 5.6 magnitude që e kishte goditur këtë zonë më 21 shtator.

CNN shkruan: ” Të paktën 23 të vrarë nga tërmeti me madhësi 6.4 që godet Shqipërinë”

Edhe mediat greke kanë shkruar për tërmetin në Shqipëri. Në raportimin e mediave greke thuhet se se lëkundjet u ndjenë edhe në Greqi.

Media italiane “Il Messangero” ka shkruar një artikull në lidhje me tërmetin e fuqishëm që ka goditur Shqipërinë.

Repubblica.it  shkruan se dy tërmete u regjistruan brenda dhjetë minutash me epiqendër veriun e Durrësit. I pari 5.8 ballë dhe i dyti 5.3 ballë. Lëkundjet janë ndjerë gjithashtu në Puglia, veçanërisht në Salento dhe Gargano.

Të ngjashme