Shqipëria pranon të premten mbi 38 mijë dozat e para të vaksinës AstraZeneca

Prishtinë | 10 Mar 2021 | 18:50 | Nga Ekonomia Online

Shqipëria pritet të pranojë të premten 38 mijë e 400 dozat e para të vaksinës AstraZeneca.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sipas të cilit, me këtë dozë do të nisë vaksinimi i mësuesve.

“Pasnesër mbërrijnë 38 400 DOZAT E PARA TË VAKSINËS ASTRAZENECA dhe nisim menjëherë vaksinimin e mësuesve”, ka bërë të ditur Rama.

Vetëm gjatë ditës së sotme në Shqipëri janë kryer 702 vaksinime anti-COVID dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 21.613 vaksinime.

Vaksinimi në Shqipëri ka filluar më 11 janar teksa të parët që kanë marrë prodhimin e Pfizer/BioNTech ishin mjekët dhe më pas edhe të moshuarit.

Më 1 janar, Rama pati thënë se Shqipëria ka siguruar 500,000 doza të vaksinës anti-COVID-19, nga kompania farmaceutike amerikane Pfizer.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme