Si e kapi Serbia Ratko Mlladiqin më 2011?

Prishtinë | 08 Qer 2021 | 19:59 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i atëhershëm serb, Boris Tadiq, pati dhënë lajmin për arrestimin e gjeneralit serb, Ratko Mlladiq, më 26 maj të vitit 2011.

Atëkohë ishte lajmi më i pritur nga Serbia meqë Mlladiq kishte mbetur njeriu më i kërkuar në glob pas vrasjes së Osama Bin Ladenit, njofton Klan Kosova.

Komandanti i forcave serbe që në Bosnje kreu krimet më të mëdha pas Luftës së Dytë Botërore, u kap në një shtëpi në Llazarevë, pranë Zrenjaninit.

Për arrestimin e tij, Tadiq kishte thënë se Serbia e largoi prej vetes njollën e fundit. Ai madje nuk pati mëdyshje se Serbisë iu hapën dyert e Europës, duke aluduar në kushtin që i ishte vënë atëherë për ta kapur kriminelin.

Por kush është “kasapi” të cilin Haga e kërkoi që nga viti 1995?

Ushtaraku konsiderohet si komanduesi i operacioneve më famëkeqe në luftën e Bosnjës. Drejtoi rrethimin për tre vjet e gjysmë të Sarajevës, derisa forcat e tij e morën kontrollin në 70 përqind të territorit boshnjak.

Ai gjithashtu pati urdhëruar edhe mbajtjen peng të paqeruajtësve të Kombeve të Bashkuara.

Të ngjashme