Sindikatat e Rajonit reagojnë në lidhje me situatën e Kontrollorëve Ajror të Shqipërisë

Prishtinë | 09 Pri 2021 | 17:26 | Nga Ekonomia Online

Sindikatat e rajonit kanë marrë me shqetësim lajmet në lidhje me Kontrolluesit e Trafikut Ajror në Shqipëri.

“Kushtet e punës së Kontrolluesve të Trafikut Ajror janë parakushti më i rëndësishëm për të qenë të sigurt dhe të rregullt rrjedha e trafikut ajror”, thuhet në fillim të reagimit të përbashkët të sindikatave të rajonit.

“Ne kemi provuar profesionalizmin dhe përkushtimin tonë ndaj profesionit dhe kjo nuk duhet të vihet kurrë në pikëpyetje”, vijon më tej reagimi.

“Burgosja ose keqtrajtimi i kontrollorëve të trafikut ajror nuk është mënyra dhe nuk do të zgjidhë problemet imponuara nga pandemia aktuale”.

Sindikatat e Rajonit kërkojnë që mes zyrtarëve shqiptarë dhe Kontrolluesve të Trafikut Ajror të zhvillohen negociata për të tejkaluar këtë situatë.

“Ne jemi pranë kolegëve tanë në Shqipëri. Ata dhe familjet e tyre janë në mendimet dhe lutjet tona”, thuhet në fund të reagimit të Sindikatave të Rajonit të kontrolluesve ajror.

Edhe Unioni Evropian i Kontrolluesve Ajrorë ka reaguar për arrestimin e tre kontrollorëve të Albcontrol.

Në reagim thuhet se në një vend që aspiron të bëhet vend anëtar i Bashkimit Evropian është e papranueshme që punonjës jetësorë siç mund të jenë kontrolluesit e trafikut ajror, arrestohen.

Të ngjashme