Skandal në Shkodër qytetarët filmohen teksa votojnë

Prishtinë | 30 Qer 2019 | 14:25 | Nga Ekonomia Online

Edhe pse opozita nuk merr pjesë në zgjedhje, sërish vota e qytetarëve që shkojnë e ushtrojnë këtë të drejtë duhet të jetë e fshehtë.

Por duket se nuk mendon kështu një televizion lokal në Shkodër, që ka transmetuar “live” momentet e votimit nga dhoma e fshehtë të qytetarëve.

Në Shkodër garon i vetëm kandidati i Partisë Socialiste, Valdrin Pjetri.

Ndërsa prej ditësh ka pasur përplasje mes kryebashkiakes së djathtë Voltana Ademi dhe policisë për të mos lejuar zgjedhjet në ambientet e shkollave.

Të ngjashme