Stoltenberg: NATO nuk do të dërgojë trupa në Ukrainë nëse Rusia e pushton

Prishtinë | 30 Jan 2022 | 16:13 | Nga Ekonomia Online

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg përsëriti të dielën se NATO nuk do të dërgojë trupa në Ukrainë nëse Rusia pushton.

“Ne jemi duke u fokusuar në ofrimin e mbështetjes. Ka një ndryshim midis të qenit një anëtar i NATO-s dhe të qenit një partner i fortë dhe shumë i vlerësuar si Ukraina. Nuk ka dyshim për këtë,” tha ai në një intervistë për BBC.

Derisa Sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, Liz Truss, i tha Sky News se vendi i saj do të kërkojë forcimin e sanksioneve ndaj Vladimir Putin, në mënyrë që të mos ketë vend ku oligarkët e tij të fshihen.

Truss tha se ishte “shumë e pamundur” që trupat britanike të përfshiheshin nëse do të kishte një luftë për Ukrainën, shkruan Dw,

“Kjo ka të bëjë me sigurimin që forcat ukrainase të kenë të gjithë mbështetjen që ne mund t’u japim atyre,” tha Truss.

CNN raporton se kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson dhe presidenti rus Vladimir Putin do të flasin këtë javë. Të dielën, Johnson tha se potenciali për veprim ushtarak rus në Ukrainë është “gjithnjë e më shqetësues”.

Rusia ka dërguar mbi 100 mijë trupa në kufijtë e Ukrainës dhe ditët e fundit i ka afruar furnizimet me gjak më pranë asaj që mund të evoluojë në vijën e frontit.

Megjithatë, këshilltari i sigurisë kombëtare i Rusisë, Nikolai Patrushev tha se bisedat për luftë me Ukrainën konsistonin në “fabrikime vetë-shërbyese” të Perëndimit.

Të ngjashme