Sulmi terrorist në Vjenë, arrestohen dhe dy të tjerë

Prishtinë | 20 Dhj 2020 | 14:49 | Nga Ekonomia Online

Policia e Vjenës ka vënë në pranga dy persona të tjerë në lidhje me sulmin terrorist në Vjenë ku mbetën të vrarë 4 persona dhe u plagosën dhe 22 të tjerë.

Sipas gazetës “Krone”, një nga të arrestuarit është një austriak me origjinë afgane, gjurmët e të cilit u gjetën në armën e përdorur nga atentatori muajin e kaluar.

Një zëdhënëse e prokurorisë konfirmoi arrestimet, por nuk dha detaje për personin e dytë të arrestuar.

Në ngjarjen që ndodhi në fillim të nëntorit policia ekzekutoi 20-vjeçarin me origjinë shqiptarë që ndërmori sulmin, të cilin autoritetet austriake e përshkruan si një terrorist islamik.

Deri në këto momente janë arrestuar 15 persona për sulmin, ndërkohë që hetimet për gjetjen e personave të përfshirë u zgjeruan dhe në Gjermani e Zvicër.

Të ngjashme