Të moshuarit dhe mjekët do të kenë përparësi të vaksinohen për Covid-19

Prishtinë | 10 Nën 2020 | 18:54 | Nga Ekonomia Online

Kompania gjermane BioNTech dhe partneri i saj amerikan Pfizer njoftuan ditën e hënë, se rezultatet e hershme nga provat në vazhdim të Fazës III, treguan se vaksina e tyre ishte 90% efektive në parandalimin e infeksioneve nga COVID-19.

Gjithashtu parashikohet se nëse kjo vaksinë e kalon dhe provën përfundimtare, do të jetë gati deri në pranverën e vitit 2021.

Sa e sigurt është vaksina?

Vaksina është ende në fazat e hershme, pasi është studiuar vetëm për disa muaj. Ne ende nuk e dimë nëse është në gjendje të parandalojë raste të rënda të Covid-19, për sa kohë të mbron nga infeksioni ose nëse parandalon njerëzit ta mbajnë virusin pa simptoma.

Sipas të dhënave të mëparshme, ajo shkakton efekte anësore, përfshirë dhimbje dhe ethe.

William Gruber, nënkryetari i Pfizer për hulumtimin dhe zhvillimin klinik të vaksinave, ka thënë për Stat News se ai besonte që profili i efektit anësor ishte i krahasueshëm me vaksinat standarde për të rritur.

Rezultatet nuk janë shqyrtuar nga kolegët, nga shkencëtarët e jashtëm ose të jenë botuar në një revistë mjekësore, madje as Pfizer dhe BioNTech nuk dhanë detaje të mëtejshme rreth mënyrës se si kryhet vaksina.

Kush do të vaksinohet i pari?

Komiteti i Përbashkët për Vaksinimin dhe Imunizimin (JCVI) ka ekzaminuar të dhënat se kush ka rezultatet më të këqija nga koronavirusi dhe kush është në rrezikun më të lartë të vdekjes.

Udhëzimi i tij i ndërmjetëm thotë se renditja e përparësisë duhet të jetë:

Të rriturit e moshuar në një shtëpi për kujdesin (azil) dhe punëtorët e shtëpive të kujdesit.

Të gjithë ata të moshës 80 vjeç e lart, si dhe punonjësit shëndetësorë dhe të kujdesit shoqëror.

Çdokush 75 vjeç e lart

Personat e moshës 70 vjeç e lart

Të gjithë ata të moshës 65 vjeç e lart

Të rriturit me rrezik të lartë nën 65 vjeç

Të rriturit me rrezik të moderuar nën 65 vjeç

Të gjithë ata të moshës 60 vjeç e lart

Të gjithë ata 55 e lart

Të gjithë ata të moshës 50 vjeç e lart

Pjesa tjetër e popullsisë, me përparësi ende për t’u përcaktuar.

Të ngjashme