Theret me thikë një person në aeroportin e Dyseldorfit

Prishtinë | 06 Kor 2021 | 18:06 | Nga Ekonomia Online

Policia federale e Gjermanisë konfirmoi të martën se një sulm me thikë la një person të plagosur në aeroportin e Dyseldorfit.

Policia tha se sulmi me thikë ndodhi në një garazh parkimi pranë terminalit të nisjeve.

Viktima u dërgua në spital për mjekim. I dyshuari është ende në arrati, policia lokale dhe ajo federale ia vënë në ndjekje.

Një zëdhënës i policisë tha se goditja me thikë rezultoi nga një mosmarrëveshje midis njerëzve të pastrehë dhe se nuk kishte kurrë ndonjë rrezik për pasagjerët ose sigurinë e fluturimit. Lëndimet e pësuara nga viktima thuhet se nuk ishin të rënda, raporton Reuters.

Të ngjashme