Tre persona në Norvegji me simptoma të pazakonta pas marrjes së vaksinës AstraZeneca

Prishtinë | 14 Mar 2021 | 08:47 | Nga Ekonomia Online

Tre punëtorë shëndetësore norvegjezë të cilët kanë marrë vaksinën e AstraZenecas po trajtohen në spital për shkak të gjakderdhjes, mpiksjes së gjakut dhe nivelit të ulët të trombocideve në gjak, kanë bërë të ditur autoritetet shëndetësore norvegjeze.

Norvegjia kanë ndaluar të enjten shpërndarjen e vaksinës së AstraZenecas kundër COVID-19, duke ndjekur kështu shtetet që e kanë bërë të njëjtën gjë si Danimarka dhe Islanda, shkruajnë mediat e huaja.

“Nuk e dimë ende nëse rastet janë të lidhura me vaksinën”, ka thënë Sigurd Hortemo, doktor në Agjencinë Norvegjeze të Medicinës gjatë një konference për media.

Të tre personat tek të cilët janë shfaqur simptomat e pazakonta janë rreth moshës 50 vjeçare.

Rregullatori Evropian i Mjekësisë dhe Agjencia Evropiane e Mjekësisë thuhet se do të bëjnë hulumtimin e të tri rasteve.

Shumë shtete të Evropës kanë pezulluar përkohësisht përdorimin e vaksinës AstraZeneca për shkak të paraqitjes së këtyre simptomave tek disa pacientë. Britania e Madhe ndërkohë ka bërë të ditur se shumë qytetarë të saj janë vaksinuar me këtë vaksinë mirëpo në asnjë rast nuk janë paraqitur simptomat e përmendura.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme