Londër, tre të lënduar pasi adoleshentja hodhi acid në rrugë

Prishtinë | 13 Kor 2021 | 12:42 | Nga Ekonomia Online

Tre persona janë dërguar me urgjencë në spital pas një sulmi me acid në veri të Londrës.

Ekipet e urgjencës, duke përfshirë Shërbimin e Ambulancës në Londër, shkuan në Beaufort Park në Colindale pas raportimeve se një vajzë e re po hidhte acid.

Tre persona që ishin në vendin e ngjarjes u lënduan dhe të gjithë janë dërguar në spital. Ata fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetë, shkruan Daily Mail.

Disa oficerë u trajtuan gjithashtu në vendin e ngjarjes për efektet e substancës pasi morën pjesë në rrugën ku ndodhi ngjarja.

Pas sulmit, vendasit në zonë u këshilluan të qëndronin brenda shtëpisë.

Asnjë arrestim nuk është bërë dhe hetimet janë duke vazhduar.

Të ngjashme