Trumpi ndan rrugën me disa avokatë para seancës në Senat më 8 shkurt

Prishtinë | 31 Jan 2021 | 09:14 | Nga Ekonomia Online

Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka ndarë rrugët me avokatët që ishte paraparë ta përfaqësonin në procesin e impeachmentit në Senat, ka raportuar agjencia AP.

Largimi i Butch Bowersit dhe Deborah Barberit thuhet se ishte me marrëveshje bilaterale.

Seanca në Senat ndaj Trumpit për nxitje të kryengritjes fillon më 8 shkurt.

Senatorëve do t’i kërkohet ta dënojnë atë me akuza se ka nxitur kryengritje në Kongres më 6 janar, ku vdiqën pesë persona.

Greg Harris dhe Johnny Gasser, dy ish-prokurorë federalë nga Karolina Jugore, po ashtu janë larguar nga ekipi i Trumpit. Ata nuk donin ta mbronin Trumpin në bazën e mashtrimit zgjedhore të pretenduar.

Po ashtu është larguar edhe Josh Howard, gjykatësi nga Karolini Veriore, ka njoftuar CNN.

Është tash e paqartë se cili do ta përfaqësojë Trumpin në seancë.

“Ne kemi bërë shumë punë, por nuk kemi marrë vendim final për ekipin tonë ligjor. Vendimi do të merret së shpejti”, ka shkruar në Twitter këshilltari i Trumpit, Jason Miller.

Trumpi është bërë presidenti i parë në histori të SHBA-së që dy herë është përballur me seancë të impeachmentit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme