Turqia nënshkruan kontratë për 50 milionë doza të vaksinës Sputnik V

Prishtinë | 28 Pri 2021 | 20:33 | Nga Ekonomia Online

Turqia ka njoftuar se ka nënshkruar marrëveshje për të pranuar 50 milionë doza të vaksinës ruse kundër COVID-19, Sputnik V.

Ministri i Shëndetësisë u Turqisë, Fahrettin Koca, ka thënë se dërgesa e parë do të arrijë në maj, ndërsa Turqia po mundohet ta përshpejtojë procesin e vaksinimit.

“Ne jemi në fazën përfundimtare për autorizim për përdorim emergjent të vaksinës Sputnik V. Turqia ka nënshkruar marrëveshje për të pranuar 50 milionë doza brenda gjashtë muajve”, ka thënë Koca për televizionin turk.

Të ngjashme