Twitteri ia bllokon Trumpit postimin për mosnumërim të votave

Prishtinë | 05 Nën 2020 | 16:47 | Nga Ekonomia Online

Rrjeti social Twitter sërish ka bllokuar një postim të presidentit amerikan në të cilën ai thotë se votat që kanë arritur pas ditës së zgjedhjeve nuk do të numërohen.

Twitter-i e ka cilësuar atë si përmbajtje të diskutueshme që mund të jetë çorientuese për zgjedhjet.

Në këtë ‘cicërimë’, Trump ka thënë se “çdo votë që ka arritur pas ditës së zgjedhjeve nuk do të numërohet”.

Kjo nuk është hera e parë që ‘cicërimat’ e tij cilësohet si mashtrime nga ky rrjet social dhe bllokohen.

Sipas mediumit FoxNews, Biden është duke prirë në zgjedhje me 264 vota elektorale, ndërkaq Trump ka vetëm 214 të tilla.

Numërimi i votave në disa shtete është duke vazhduar, ndërkaq kandidatëve iu nevojiten 270 vota për të siguruar fitoren.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme