“Ushtarët e trajnuar nga Britania dhe ShBA-ja tashmë luftojnë për talebanët”

Prishtinë | 08 Sht 2021 | 10:18 | Nga Ekonomia Online

Nga ushtria britanike bëjnë me dije se shumë ushtarë afganë të trajnuar nga forcat amerikane dhe ato britanike tashmë kanë “dezertuar” dhe luftojnë përkrah talebanëve.

Oficerët e ushtrisë britanike kanë analizuar kohët e fundit disa imazhe të talebanëve që përdorin armatimet e lëna pas dhe kanë vënë re se disa luftëtarë përdorin teknika që i kanë mësuar nga trupat amerikane apo ato të NATO-s.

Burim i tha “The Times” se ata identifikuan një luftëtar taleban duke përdorur një ‘gisht të drejtë’ mbi këmbëzën e armës. Sipas tij se kjo tregon se ata ishin stërvitur nga forcat perëndimore pasi anëtarët veteranë të talebanëve mbanin kallashnikovin e tyre ‘shpenguar’, raporton A2news.

Ndërsa nuk ka asnjë konfirmim zyrtar se ushtarët afganë të trajnuar nga Britania e Madhe dhe SHBA kanë ndërruar anën, burimi ushtarak tha se ka të ngjarë që ata të dezertojnë për të shpëtuar veten.

Të ngjashme