Vaksina ruse “Sputnik V” duhet të ruhet në -18 gradë C gjatë transportimit

Prishtinë | 07 Dhj 2020 | 17:46 | Nga Ekonomia Online

Shërbimi fitosanitar i Rusisë ka vendosur sot rregullat e transportit dhe ruajtjes së vaksinës kundër koronavirusit “Sputnik V”.

Për transportin e vaksinës ruse do të jenë të domosdoshëm kontejnerët termikë, përfshirë ftohës, çanta-frigorifer dhe akull të thatë.

Vaksina duhet të qëndrojë gjatë gjithë kohës në temperaturë minus 18 gradë Celsius, shkruan Sputnik, transmetojnë mediat serbe.

Këto rregulla do të futen në fuqi të martën dhe do të vlejnë deri më 1 mars 2021.

Vaksina ruse është e para e shpikur për luftimin e pandemisë COVID-19, mirëpo pos në Rusi nuk ka marrë miratimin e asnjë institucioni shëndetësor ndërkombëtar.

Evropa dhe SHBA-ja e kanë parë me dyshim procesin e zhvillimit të vaksinës, pasi nuk ka kaluar fazat e nevojshme testuese.

Rusët thonë se vaksina është efikase mbi 90 për qind dhe se tashmë ka nisur vaksinimi i masës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme