Vasili: Diktaturat sjellin idiotësinë

Prishtinë | 14 Tet 2018 | 11:37 | Nga Ekonomia Online

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, është shprehur se diktaturat sjellin më të neveritshmen, idiotësinë.

Përmes një postimi në profilin e tij teksa ironizon qeverinë ‘Rama’, Vasili i bën thirrje qytetarëve që mos të dëshpërohen, pasi sipas tij ka shërim; shkuljen.

“Diktaturat sjellin më të neveritshmen: idiotesine!!! Gjigandi i letrave argjentinase, i madhi Jorge Luis Borges shkruan: ‘Diktaturat sjellin shtypjen, diktaturat sjellin robërinë, diktaturat sjellin mizorinë: më i neveritshëm është fakti që ato sjellin idiotësinë”! Skaneri i shoqerise tone, ne atdheun tone jep te njejten diagnoze si Borgesi. Por mos u deshperoni, trupi atdheut mbahet, eshte ende i shendetshem, vetem ne kokë ka shume idiotesi dhe kjo e ka sherimin……shkuljen’,” shkruan Vasili.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme