Vetëm Zoti mund ta shpëtojë Mladiqin, thotë avokati i tij, Toma Fila

Prishtinë | 07 Qer 2021 | 18:28 | Nga Ekonomia Online

Toma Fila, avokati i Ratko Mladiq, ka thënë se klienti i tij nuk ka asnjë gjasë të shpëtojë mirë, kur nesër t’i shqiptohet vendimi përfundimtar mbi akuzat për vrasjen e më tepër se 8 mijë burrave e djemve myslimanëve të Bosnjës, më 1995.

Sipas tij, të dënuarit të mëhershëm me burgim të përjetshëm nga Tribunali i Hagës për Krime Lufte në Ish-Jugosllavi, për akuzat në lidhje me masakrën e Srebrenicës dhe pastrimin etnik të boshnjakëve dhe myslimanëve, mund t’i ndihmojë vetëm Zoti.

“Do të shkoj në kishë e t’i lutëm Zotit. Kjo është krjet cfarë mund të bëjë. Vetëm Zoti mund t’i ndihmojë, kjo është shpresa ime e vetme”, ka thënë Fila për agjencinë e lajmeve “Srna”, përcjellë KlanKosova.tv.

Sipas tij, Tribunali i Hagës “është bërë për të treguar se janë serbët ata që duhet fajësuar për gjithcka”. Në këtë kontekst, ai tha që “serbët janë dënuar më më tepër se 1 mijë vjet burg” nga ky institucion ndërkombëtar i drejtësisë.

“Asnjë kroat nga Kroacia, e po ashtu asnjë shqiptar (nuk janë dënuar)”, ka thënë Fila, transmeton KlanKosova.tv.

Vendimi përfundimtar për Mladiq do të bëhet i ditur të martën,, në Hagë,.

Ish gjenerali që komandoi forcat serbe gjatë luftës në Bosnjës në vitet 1992-1995, ishte dënuar edhe më herët për këto akuza. Më 22 nëntor 2017 i ishte dhënë burgimi i përjetshëm,

Ai u shpall përgjegjës për mbikëqyrjen dhe monitorimin e vrasjes së më tepër se 8 mijë burrave dhe djemve myslimanë në Srebrenicë, më 1995.

Po ashtu, trupi gjykues gjeti Mladiqin fajtor edhe për fushatat e spastrimit etnik ndaj boshnjakëve dhe kroatëve, e po ashtu edhe për vrasjen dhe terrorizimin e civilëve në kryeqytetin e Bosnjës, gjatë rrethimit 43 muajsh të Sarajevës.

Më tepër se 80 media pritet ta transmetojnë vendimin e paralajmëruar për të martën në oën 15.

Të ngjashme