Viti i Ri në Tiranë, spektakël fishekzjarrësh dhe festë

Prishtinë | 01 Jan 2020 | 11:24 | Nga Ekonomia Online

Ashtu si edhe çdo vit, qindra qytetarë të Tiranës u mblodhën në sheshin “Skënderbej” për të ndjekur spektaklin e fishekzjarreve në natën e ndërrimit të viteve.

Edhe pse temperaturat ishin të ulëta, të rinj e familjarë nuk munguan në takimin me Vitin e Ri 2020, në rrugët e kryeqytetit.

Si çdo vit nuk mungoi mesazhi i Kryebashkiakut Veliaj, por edhe koncerti festiv me yjet shqiptarë të muzikës. Ndryshe nga vitet e tjera, Veliaj ia kushtoi fjalën e tij të prekurve nga tërmeti dhe solidaritetit të treguar mes shqiptarëve

Edhe në qytetet e tjera të vendit mbizotëronte atmosfera festive, për një natë të veçantë, siç është ajo e ndërrimit të viteve.

Një pjesë e tyre më pas janë drejtuar tek të afërm, apo në disa prej lokaleve të kryeqytetit ku festa vazhdon deri në orët e para të mëngjesit.

Të ngjashme