Voton Gramoz Ruçi: Sot fiton qytetaria e shqiptarëve, kush mundohet ta bëjë pis do të pendohet

Prishtinë | 25 Pri 2021 | 09:25 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka votuar rreth orës 8:00, në Qendrën e Votimit pranë Liceut Artistik në Tiranë.

Ruçi dha dhe një mesazh pas votimit:

“Kjo ditë është e shenjtë për qytetarët shqiptarë sot. S’është dita e politikanëve por e shqiptarëve. Sot do të fitojë qytetaria e qytetarëve shqiptarë. Ne politikanët duhet të heshtim dhe të pranojmë verdiktin e qytetarëve.

Kushdo që do të mundohet që ta bëjë pis popullin shqiptarë do të pendohet. Nga nesër do të kemi një fitues dhe një humbës, fituesi duhet të administroje fitoren dhe humbësi ta pranojë atë pa panik dhe dhimbje”, tha Ruçi./TCH

Të ngjashme