Vritet me një plumb në kokë 26 vjeçari në Tiranë

Prishtinë | 23 Gus 2019 | 10:13 | Nga Ekonomia Online

Ka ndërruar jetë 26-vjeçari i cili u qëllua ditën e djeshme me plumb në kokë në zonën e “Myslym Shyri”, në Tiranë.

Indrit Çelaj, nga Mallakastra, u qëllua me plumb në kokë teksa punonte ne nje vilë trekatëshe te rruga“Muhamet Gjollesha” në kryeqytet, ku kryente punime për kondicionimin e vilës në pronësi të shtetasit B.K.

Policia sqaron se; “Nga hetimet paraprake dyshohet se shtetasi Indrit Çelaj pas një konflikti të çastit me shtetasin L.V, ky i fundit e ka qëlluar në kokë me armë zjarri pistoletë dhe është larguar menjëherë nga vila”

Të ngjashme