Vuçiq paralajmëron arritjen e tankeve dhe automjeteve zbuluese nga Rusia

Prishtinë | 03 Kor 2017 | 08:51 | Nga

Presidenti serb ka vazhduar paralajmërimin e arritjes së avionit ushtarak ‘MiG’ nga Rusia për në Serbi.

Vuçiq ka thënë se ai do të arrijë shumë shpejtë dhe se sipas tij Serbia do të jetë dukshëm më e sigurt, për ditët dhe javët që po vijnë.

Presidenti serb ka thënë gjithashtu se shihet qartë se Serbia mbetet ushtarakisht neutrale.

“Ne kemi një marrëdhënie të drejtë me NATO-n dhe CSTO dhe e tillë do të mbetet, dhe askush nuk do të zgjedhë se ku të bëjmë blerjen e armëve. Kjo është ajo çfarë kam thënë edhe më herët”, ka shtuar Vuçiq, transmeton Indeksonline.

“Nëse shikoni industrinë e mbrojtjes pas, ka pasur zhvillime për mekanikën ruse dhe elektronike. Ne përpiqemi që ndryshimet t’i kapërcejmë, janë të rëndësishme automjetet lëvizëse të ushtrisë edhe pse Serbia nuk ka arritur të krijojë ende një të tillë. Duhet të jenë të tilla si automjetet e llojit ‘Kamas’ dhe në qoftë se ata duan të bëjnë një fabrikë këtu, ne do vendosim edhe për këtë në mënyrë që të sjellim edhe automjete të tilla në vend”, ka thënë Vuçiq.

Vuçiq është pyetur edhe lidhur me fabrikën për rishikim të helikopterëve për të cilën ka thënë se janë duke punuar për atë.

“Pritet ardhja e Ministri të Mbrojtjes së Rusisë, Sergei Shoigu, si dhe ardhja e tankeve dhe automjeteve zbuluese. Edhe pse injorantët flasin çfarë do të jemi, ne duhet të kemi një mbrojtje të madhe. Ajo ndryshon në mënyrë të konsiderueshme gjërat për vendin tonë. Aftësinë jonë për rritjen e mbrojtjes do të jetë në mënyrë dramatike një ditë”, ka shtuar Vuçiq.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme