Xhamia e shndërruar në stallë derrash nga Armenia

Prishtinë | 07 Nën 2020 | 15:18 | Nga Ekonomia Online

Një zyrtar i lartë azerbajxhanas ndau pamjet e një xhamie të shekullit të 18-të, të shndërruar në stallë derrash nën okupimin armenë.

Sipas Anadoly Agency, rajoni i Gubadli, ku ndodhet xhamia, u çlirua nga ushtria azerbajxhanase në më 30 tetor.

“Xhamia e Shekullit XVIII në fshatin e çliruar Mamar të Azerbajxhanit. Xhamia u shkatërrua plotësisht. Së bashku me vandalizmin Monumenti fetar/kulturor i Shekullit XVIII si shenjë fyerje u shndërrua në stallë derrash nga Armenia gjatë okupimit të fshatit Mamar të rajonit Gubadly”, ka thënë Hikmet Hajiyev, ndihmës i presidentit të Azerbajxhan, në Twitter.

Në këtë drejtim, Hajiyev u bëri thirrje UNESCO-s, Organizatës Arsimore, Shkencore dhe Kulturore Botërore Islamike (ICESCO) dhe Organizatës për Bashkëpunim Islamik (OIC) të ndërmarrin veprime kundër Armenisë dhe “të dënojnë seriozisht këto akte barbare”.

Të ngjashme