Zvicër, 70 të vdekur dhe mbi 9 mijë raste infektimi

Prishtinë | 06 Nën 2020 | 15:09 | Nga Ekonomia Online

Autoritetet shëndetësore zvicerane sërish kanë dalur me raportin e ri të infektimeve me Covid, ku të regjistruara janë 9,409 raste pozitive dhe 70 raste vdekje.

Stefan Kuster nga BAG është shprehur se Zvicra raportoi brenda 24 orëve 9409 raste të reja.

“Ka 231 shtrime të reja në spital, plus 70 vdekje, Shkalla e pozitivitetit prej 26.7 përqind gjatë 14 diteve të fundit. “Për sa i përket shtrimeve në spital, ne jemi në të njëjtin nivel me valën e parë,” thotë Kuster.

Statistikat e fundit tregojnë se që nga fillimi i pandemisë e deri më tani janë 211,913 infektime gjithsej.

Të ngjashme