Zyrtare: Pendarovski president i ardhshëm i Maqedonisë së Veriut

Prishtinë | 06 Maj 2019 | 00:17 | Nga Ekonomia Online

Tashmë edhe zyrtarisht, Stevo Pendarovski do të jetë presidenti i ardhshëm i Maqedonisë së Veriut.

Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), në Maqedoninë Veriore, ka numëruar të gjitha votat për zgjedhjet presidenciale.

Në bazë të këtyre rezultateve, president i ardhshëm i Maqedonisë së Veriut, do të jetë Stevo Pendarovski, shkruan lajmi.net.

Stevo Pendarovski sipas KSHZ-së, ka mbledhur 436 mijë e 212 vota apo 51.66 për qind.

Kurse kundërkandidatja e tij, Gordana Siljanovska ka arritur që të mbledh vetëm 377 mijë e 713 vota ose 44.73 për qind. /

Të ngjashme