Haradinaj nga Zvicra: Aleanca çdo ditë po rritet e forcohet në mërgatë

Prishtinë | 19 Mar 2023 | 10:52 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka thënë se subjekti të cilin e drejton, çdo ditë po forcohet në diasporë. 

Haradinaj me bashkëpunëtorë ndodhet për vizitë në Zvicër ku është mirëpritur nga familja Kqira, familje kjo e cila ka shënuar suksese të jashtëzakonshme në gastronomi dhe ndërtimtari. 

“Mikpritja te Pren Kqira dhe familja e tij në Zürich ishte një ndjenjë e veçantë. Preni me familje tash e më shume se 40 vite jetojnë dhe punojnë në Zvicër. Arritjet e tij në gastronomi dhe ndërtimtari janë tregim i veçantë, se si me punë e përkushtim arrihen sukseset”, ka shkruar Haradinaj. 

Postimi i plotë i Haradinajt: 

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës çdo ditë e më shumë po forcohet në mërgatë

Mikpritja te Pren Kqira dhe familja e tij në Zürich ishte një ndjenjë e veçantë. Preni me familje tash e më shume se 40 vite jetojnë dhe punojnë në Zvicër. Arritjet e tij në gastronomi dhe ndërtimtari janë tregim i veçantë, se si me punë e përkushtim arrihen sukseset.

E falënderova Prenin për mikpritje si dhe për investimet që si familje po i bëjnë në Kosovë, duke krijuar vende pune dhe duke mos harruar kurrë vendlindjen. Ai, sikurse tash po ashtu edhe në të kaluarën, ka qenë derë e hapur për të ndihmuar shqiptarët. 

U jam mirënjohës për angazhimin e juaj!

Të ngjashme