Haradinaj uron fillimin e vitit të ri shkollor

Prishtinë | 27 Sht 2021 | 10:48 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar nxënësit dhe mësimdhënësit për fillimin e vitit të ri shkollor.

“Të dashur nxënës dhe mësimdhënës, Të dashur prindër, Ju uroj përzemërsisht fillimin e vitit të ri shkollor, veçmas ata që ulen për herë të parë në bankat shkollore, të cilët nisin rrugën e dijes”, ka shkruar kreu i AAK-së.

Tutje ai uroi mësimdhënësit, duke shkruar ‘ata që në secilën etapë të historisë e edhe tani në kohë pandemie, nuk hoqën dorë asnjëherë nga misioni i shenjtë, shkollimi i brezave të rinj. Qofshi të lumtur dhe me shëndet’.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme