Haxhiu: Deputetët të votojnë kundër marrëveshjes që i falë tokë Malit të Zi

Prishtinë | 22 Shk 2018 | 10:11 | Nga

Deputetja nga radhët e lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka thënë se sot mbahen dy seanca jashtëzakonisht të rëndësishme.

“Në të parën pra atë të Apelit, duhet dhënë fund turpit dhe padrejtësisë ndaj aktivistëve ndërsa në të dytën deputetët duhet të respektojnë betimin e dhënë pra të votojnë kundër marrëveshjes që i falë mbi 8200 ha, Malit të Zi!”, ka shkruar ajo në Facebook.

Gjykata e Apelit pritet të merr sot vendimin për katër aktivistët e Lëvizjes vetëvendosje. Atdhe Arifi, Frashër krasniqi. Adea Batusha dhe Egzon Haliti që ishin dënuar për sulm ndaj Kuvendit të Kosovës me 21 vjet burgim.

Ndërkohë që po të enjten mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës ku do të hidhet në votim Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme