Borgjezët dhe damat shqiptare para diktaturës, ja luksi i tyre (Foto)

Prishtinë | 07 Kor 2017 | 18:55 | Nga

Edhe Shqipëria kishte dikur borgjezët dhe damat e saj. Të ndarë sipas zonave apo besimeve fetare, ata tregonin pushtetin përmes tokave, pronave por edhe të hollave që kishin.

Pikësëpari, ata binin në sy nga veshja. Shikoni disa nga këto foto që janë bërë rreth viteve 1890 dhe në fillim të shekullit XX, duken aristokratët e Shqipërisë nga jugu në veri.

Aty do të shikoni damat e Shkodrës, katoliket që tregojnë hijeshinë dhe krenarinë e tyre.

 Ose mund të shikoni aristokratët e jugut, shpesh herë të besimit ortodoks që tregojnë përmes veshjeve të tyre gjendjen ekonomike. Ajo reflektohet në bizhuteritë apo në veshjet popullore.

Kjo zgjati deri në fillim të komunizmit, pasi më pas nuk ekzistuan më borgjezët. Ata madje u persekutuan dhe u keqtrajtuan, për faktin se ishin të pasur.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme