E vërteta e vetëvrasjes së Hitlerit

Prishtinë | 01 Maj 2017 | 14:31 | Nga

311 – Perandori ilir Galeriusi njeh ligjërisht të krishterët në Perandorinë Romake. Edhe pse kishte qenë kundërshtar i ashpër i krishterimit, Galeriusi i dha fund persekutimit të tyre duke shpallur dekretin e tolerancës. Historianët thonë se arsyeja e këtij ndryshimi ishte sepse atë vit Galerius u sëmurë rëndë, dhe u frikësua se sëmundja ishte hakmarrja e Zotit të të krishterëve; Perandori Galerius, lindur afër Serdicës, Traki (tani Sofia, Bullgari), vdiq më 311 dhe u pasua në fron nga nipi i tij Maximinus Daia.

711 – Pushtimi islam i Iberisë: trupat more të udhëhequr nga Tarik ibn Zijad fillojnë pushtimin e Gadishullit Iberik. Ky territor, nën emrin arab Al-Andalus, u bë Emirat dhe pastaj Kalifat i Kordovës për disa qindra vjet. Gradualisht të krishterët filluan ripushtimin e Andaluzisë dhe e morën atë plotësisht më 1492, kur Granada, mbretëria e fundit e el- Andalusit ra nën monarkët katolikë.

1492 – Spanja shpall se do të përjashtojë të gjithë hebrenjtë nga vendi. Disa thonë se kjo erdhi nga euforia e spanjollëve pas dëbimit të morëve; të tjerë thonë se shkak u bë këmbëngulja e hebrenjve për të mos u kthyer në të krishterë. Gjithsesi, shumë vende të Evropës, veçanërisht jugu i Italisë, Sicili e Napoli dërguan anijet e veta për të transportuar hebrenjtë e Spanjës, duke i ndihmuar ata me të holla dhe strehim. Një pjesë e hebrenjve shkoi nëpërmjet detit në Turqi. Perandoria osmane i pranoi pasi shumica e tyre ishin profesionistë, artizanë etj, por edhe sepse si të dëbuar ata ruanin urrejtje ndaj të krishterëve, dhe mund të ndihmonin perandorinë në luftën e saj kundër krishtërimit në Evropë.

1803 – SHBA dyfishon territorin përmes blerjes së Luizianës (15-milionë dollarë). Po këtë ditë më 1812, Luisiana pranohet si shtet 18-të i SHBA-së. Nuk ka shumë shtete që mund të mburren me numrin e pelikanëve, por Luisiana, ka shumë prej tyre. Kjo është arsyeja pse ajo e quan veten Shtetit Pelikan.

1808 – Prodhohet makina e parë e shkrimit nga italiani Pellegrino Turri. Dy vjet më parë, 1806, ai kishte shpikur edhe letrën e karbonit. Makina e shkrimit filloi të prodhohej komercialisht vetëm pas vitit 1870, ndërsa modeli i tastierës që përdoret sot, u projektua nga Christopher Sholes në vitin 1874.

1945 – Adolf Hitler dhe e dashura e tij Eva Braun martohen në bunkerin qeveritar në Berlin dhe pastaj kryejnë vetëvrasje.

I paralajmëruar nga vartësit e tij se rusët ishin vetëm një ditë tutje nga pushtimi i bunkerit, ata e nxitën që ai të largohej për në Berchtesgarden, një qytet i vogël në alpet e Bavarisë ku Hitleri kishte një shtëpi, por ai zgjodhi vetëvrasjen në vend të arratise. Sipas të dhënave besohet se ai dhe e shoqja të dy kane pirë kapsula helmuese, të cilat kanë qenë provuar më parë në qenin e tyre të “dashur”. Për siguri ai ka qëlluar dhe veten me pistoletën e shërbimit.

Trupat e Hitlerit dhe të Evës u dogjën në oborrin e bunkerit nga të mbijetuarit (siç ai kishte urdhëruar) dhe më vonë u gjetën pjesë të tyre nga ruset. Një gjykatë gjermane deklaroi vdekjen e tij vetëm më 1956.

1955 – Shpallet Element 101, Mendelevium – një element sintetik radioaktiv me simbolin e shenjës së Md dhe numrin atomik 101 – emëruar pas Dmitri Ivanovich Mendeleev, i cili krijoi tabelën periodike për të klasifikuar të gjitha emrat e elementëve.

1975 – Saigoni – dhe i gjithë Vietnami ra në duart e komunizmit – fundi jozyrtar i Luftës së Vietnamit. Ndërsa trupat amerikane u tërhoqën plotësisht nga Saigoni, kryeqyteti i vjetër jo-komunist u morr nga tanket e Vietnamit të Veriut. Amerikanët përkujtojnë rënien e Saigonit me shërbime përkujtimore për 58.153 amerikanët që vdiqën në Azinë Juglindore gjatë luftës së Vietnamit.

1991 – Mbi 131,000 vetë u vranë dhe deri në 9 milion mbetën pa strehë, kur një ciklon goditi Bangladeshin.

1995 – Presidenti amerikan Bill Clinton u bë presidenti i parë amerikan i cili vizitoi Irlandën e Veriut.

2011 – Vdes Ernesto Sabato, shkrimtar argjentinas me prejardhje arbëreshe.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme