Incidentet në Shqipërinë komuniste që mund të përfundonin me luftëra

Prishtinë | 29 Tet 2018 | 09:58 | Nga Ekonomia Online

Në këtë dokumentar abcnews sjell incidentet më të rrezikshme të ndodhura gjatë epokës së komunizmit, incidente që mund të kishin provokuar, në rastin më të keq, situata konfliktesh të armatosura mes shteteve.

Një rast i tillë ishte incidenti i Kanalit të Korfuzit, në vitin 1946, por në vitin 1959 gjithçka mund të shkonte edhe më keq, kur një nëndetëse e bazës së Vlorës shënjestroi kryqëzorin ku gjendej presidenti amerikan Dwight D. Eisenhower.

Mes të tjerave në këtë dokumentar shfaqen për herë të parë pamjet filmike të një avioni grek pasagjerësh, të marrë peng dhe të ulur në afërsi të Vlorës, një ngjarje e rrezikshme e vitit 1969, e mbajtur sekret gjatë komunizmit.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme