Komploti i dështuar: Reflektimi i Ciceronit

Prishtinë | 22 Nën 2016 | 09:36 | Nga

Në një letër që i shkruaj-ti mikut të tij, Atikus, vetëm dy muaj pas vdekjes së Jul Cezarit, avokati dhe politikani Markus Tulius Ciceron, dënonte komplotin shkatërrimtar të mesit të marsit. “Çlirimtarët”, shkruante ai, vepruan “me kurajën e burrave të vërtetë, por me mendjen e fëmijëve”.

Jo vetëm që ishte planifikuar keq, por vrasja ndoshta kish qenë e panevojshme: Në fund të fundit, nuk kishte gjasa që Cezari do të ishte rikthyer nga fushata e tij e ardhshme ambicioze në Mesdheun lindor. Bruti dhe të tijtë duhej thjeshtë ta linin të vdiste jashtë vendit.

Ciceroni vinte në shënjestër edhe mungesën e realizmit politik tek rebelët. Vetëm pasi vranë diktatorin, ata kuptuan se populli i Romës nuk i mbështeste. Ajo mungesë entuziazmi publik nuk ishte e habitshme. Pavarësisht gjithë retorikës së tyre për lirinë dhe rikthimin e republikës, ajo që Bruti dhe miqtë e tij po propozonin në fakt ishte një sistem politik që ruante privilegjet e pak familjeve të vjetra.

Ndryshe nga ata, Cezari e kishte përdorur pushtetin personal për të realizuar reforma që ishin në dobi të klasave të ulëta, duke besuar se avantazhet e qeverisë së tij autokrate do të kishin më shumë rëndësi, se sa idealet nostalgjike të të kaluarës republikane të Romës.

 

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme