Ndodhi në këtë datë (14 janar 1832)

Prishtinë | 14 Jan 2017 | 20:19 | Nga

Shkrimtari amerikan Edgar Allan Poe shkroi tregimin e tij të parë të shkurtër “Metzengerstein”.

Edgar Allan Poe lindi më 19 janar 1809 në Boston, Massachusetts, ShBA ; vdiq më 7 tetor 1849 në Baltimore, Maryland. Ka qenë një shkrimtarë amerikan. Ai e themeloi litertaurën e krimit, zhanrin science fiction dhe të horrorit. Poezia e tij u bë fondamenti të simbolizmit dhe kështu të poezisë moderne.

Poe kishte qenë një nga poetët më të përkthyer në të gjitha vendet e botës. Fan Noli e kishte përkthyer edhe në shqip. Ai kishte përkthyer dy poemat më të njohura të tijat : “Korbi” dhe “Anabel Li”. Jeta e tij kishte filluar mes mjerimit dhe braktisjes, ndërsa më pas do të ishte një fëmijë i adoptuar nga një njeri i pasur, ku do të jetonte vetëm për pak kohë.

Jeta e tij do të ishte e mbushur me peripeci të shumta. Megjithatë, kudo që shkonte, ai shkëlqente me talentin e tij. Krijimet e tij ishin mbinjerëzore. Imagjinata e tij të çonte larg, në të vërteta të pathëna më parë. Ashtu si Hemingueji dhe Poe pati një vdekje tragjike, Edgar ishte ndarë nga jeta më 7 tetor te vitit 1849 përmes një vdekjeje tepër të dhimbshme. “Korbi” dhe “Anabel Li” ishin magji të vërteta. Sot ai është një mit, paraprijës i kohës së vet. Jo vetëm poetët, por edhe filozofët bashkëkohorë thonë : “Pa Poe-n nuk do të njihnim shpirtin e njeriut, siç e njohim sot”.

Poezitë e tij nisa t’i botoj që nga viti 1999, ndërsa në vitin 2005 botova një përmbledhje me poezi dhe poemat e tij, të cilin e kam ribotuar 4 herë. Megjithatë, tashmë isha vënë në kërkim të shpirtrave të mëdhenj njerëzor.

Të ngjashme