Njollat e diellit dhe lëvizjet popullore në histori

Prishtinë | 19 Tet 2016 | 14:35 | Nga

Shkencëtari rus A.L. Çijevski i dërgoi një letër Shoqatës Meteorologjike Amerikane, ku detajonte studimin e tij mbi një korrelacion midis lëvizjeve popullore të njerëzve në botë dhe cikleve 11-vjeçare të njollave të diellit. Sipas Çijevskit, çdo cikël 11-vjeçar ka ndodhur në katër faza:aktiviteti minimal i njollave, rritje e aktivitetit diellor, aktivitet maksimal i njollave, dhe rënie e aktivitetit diellor.

Ngjashëm, ngacmimi që ndodh në progresion të lëvizjeve popullore të njeriut është i ndarë në një seri prej pesë fazash. Nga kjo, Çijevski krijoi Indeksin e Masës së Eksitueshmrisë së Njeriut. Pasi e përdori këtë mjet për secilin vit, nga viti 500 P.E.S deri në 1922 për 72 vende, Çijevski zbuloi se 80 përqind e ngjarjeve të tilla të rëndësishme si luftërat, revolucionet, trazirat dhe migrimet kanë ndodhur gjatë viteve të aktivitetit maksimal të njollave të diellit.

Megjithatë, përfundimet e tij në përgjithësi nuk merren seriozisht. Është e rëndësishme të mbani mend se ky korrelacion nuk barazon shkakësinë. Ka të ngjarë që përfundimet e tij të jenë të rëndësishme, por mund të ekzistojnë edhe faktorë të tjerë që shpjegojnë rezultatet e tij.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme