Sekretari i FFK-së: Arrestimi i kryetarit Ademi goditje për Kombëtaren e Kosovës, lojtarët u shqetësuan

Prishtinë | 22 Mar 2023 | 16:51 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zyrtarët e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) kanë thirrur një konferencë të jashtëzakonshme për medie, pas arrestimit të kryetarit Agim Ademi.

Sekretari i Përgjithshëm i FFK-së, Taulant Hodaj, e ka quajtur si goditje për futbollin e Kosovës dhe kombëtaren, arrestimin dhe dërgimin në mbajtje të kryetarit të FFK-së, Agim Ademi, raporton Ekonomia Online.

“Po bëhet në prag të udhëtimit drejt Izraelit. Ne nuk jemi kundër drejtësisë dhe besojmë se e vërteta do të vjen në fund”, është shprehur Hodaj në konferencë.

“Jemi informuar se dje ka pasë shqetësime në grumbullimin e lojtarëve. Federata do të mundohet të jetë transparente me UEFA-n dhe FIFA-n. Këto sfida do të na bëjnë edhe më të fortë për kualifikimin për evropian”, ka shtuar ai.

“Organet e rendit nuk janë paraqitur as kush janë, as çfarë duan, sidomos ndaj lojtarëve që i kanë ndaluar – duke u bërë pyetje që ata nuk janë kompetent dhe as armiku më i keq nuk do të bënte aso veprime, sidomos në situatën që gjendemi”, ka shtuar Hodaj.

Muharrem Sahiti tha se lojtarët u shqetësuan dje, mirëpo gjendja është e mirë tashmë.

“Pasdite nuk kemi stërvitje por kemi një aktivitet me dardanët, kështu që gjithçka ka funksionuar jashtëzakonisht mirë po them deri dje. Dje pak na ka shqetësuar një situatë që u krijua këtu në hotel edhe vërtetë ka qenë një shqetësim i madh edhe i lojtarëve edhe i neve stafit, ku shumë njerëz civilë u futën dhe nuk dinim as çka qysh, por sidoqoftë është përballuar edhe kjo, kështu që situata është e mirë”, tha Sahiti.

Agim Ademi u arrestua sot, nga Krimet Ekonomike, për “Keqpërdorim të besimit”, nga neni 330 dhe “Shmangie nga tatimi”, nga neni 307 i KPRK-së.

Ai ka pasur probleme me ligjin edhe në të kaluarën.

Të ngjashme