Havolli: Trepça nuk do të likuidohet

Prishtinë | 29 Sht 2016 | 21:49 | Nga

Shefi i kabinetit në Zyrën e Kryeministrit, Sokol Havolli, ka deklaruar se nuk do të ketë likuidim të kombinatit metalurgjik “Trepça”.

Sipas tij, për Trepçën është punuar nga Qeveria tërë kohën dhe se i gjithë procesi ka qenë transparent.

“Është bërë një punë e mirë dhe do të procedohet në Kuvend brenda afatit. Likuidimi nuk do të ndodh. Trepça ka nevojë për investime”, ka thënë Havolli, në emisionin “Politikë”, në Tribuna Channel.

Havolli ka folur edhe për projektin e Brezovicës, për të cilin tha se nuk ka përfunduar për shkak se tenderuesi nuk e ka plotësuar kërkesën që duhet.

E, duke folur për projektligjin për investimet strategjike theksoi se ky i fundit nuk ka kaluar për shkak se në Kuvend nuk ka qenë numri i mjaftueshëm i deputetëve.

“Në seancën tjetër besoj që do të votohet. Nuk ka arsye që dikush ta pengojë një projektligj që thith investime”, ka thënë ai.

Sa i përket termocentralit “Kosova e Re”, vetë përgatitja e projektit kërkon miliona euro, sipas Havollit. Ai tha se ligjet aktuale na detyrojnë që mos të shohim mundësi të zgjatjes së afateve, duke thënë se duhet të shfrytëzohet hapësira më e mirë ligjore me ligjet ekzsituese.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme