Vrasja misterioze e Festim Latos, flet “kryeministri i Republikës Çame”

Prishtinë | 24 Kor 2019 | 12:06 | Nga Ekonomia Online

’’Presidenti i Republikës Çamë’’, Festim Lato, u gjet i vrarë më 19 korrik në Amsterdam-Rhein-Kanal në Nigtevecht. Një ditë më pas, lajmi u bë i ditur zyrtarisht nga Policia e Holandës, e cila po i vazhdon hetimet për këtë krim.

Vitet e fundit, Lato ka jetuar në një shtëpi në Afferden në Komunën Druten, ku, para shtëpisë që banonte valviteshin flamurët e Hollandës, Shtetëve të Bashkuara të Amerikës dhe Çamërisë. Festim Lato ishte një patriot atdhedashës me një vullnet të paparë dhe guxim patriotik të pashterrshëm duke i kushtuar gjithçka Çështjes Çame që nga vitin 2002 me krijimin e Shoqatës Çamë dhe pastaj duke u pasua më shpalljen e Republikës Çamë në Holandë në vitin 2016 dhe deri sa u ekzekutua ligësisht nga kundershtarët e tij në mes të Europës. Kjo hakmarrje kriminale dhe intriguese kundër Politikanit Çamë i ka tronditur familjarët, shokët dhe kolegët e Festimit. Media hollandeze Gelderland bëri të ditur se edhe Jeroen Zandberg është i tronditur nga vdekja e shqiptarit. Hollandezi Zandberg u shpreh se „Lato ishte një njeri tërheqës me një bisedë të shkurtër“. Diplomati ekishte këshilluar Laton për organizimin e luftën së tij politike në OKB dhe GjyqinNdërkombetar në Hagë për qështjët e kombeve dhe popujve të papërfaqësuar në rajonet e panjohura.

Shkrimi i dedikohët vetëm vlerave patriotike, atdhedashëse dhe arritjeve konkrete në lidhje me Qështjen Çamë pa asnjë ngjyrë spekullimi apo mbrojtje. Kjo as për realitetin vrasës kushdoqofshin ata sepse është detyrë e Policisë hollandeze për të kapur vrasësit, por as kundër shkrimeve në portale të ndryshme që nuk kanë kursyer vrerin edhe pse Festim Lato i kushtoj gjithçka Qështjes Çamë deri sa i dhuroj edhe jetën që është gjëja më e shtrenjtë që ka njeriu.

Zoti Ali Aliu Kryeministër i Republikës Çamë i zgjedhur nga Qeveria Qamë pasi shprehu pikëllimin e thellë për kolegun e tij qeveritar edhe pse me mërzinë e madhe që ja tregonin sytë e përlotur pranoj të pronencohet me rastin e kësaj humje të Politikanit Çamë.

Unë e falënderoj Zotin Aliu zëmersisht për kurajon që gjeti në këto momente të vështira sidomos për të orientuar saktësisht lexuesit shqipetarë dhe të huaj më mirë se askush tjetër për hir të pozicionit të tij në lidhje me kolegun e humbur dhe Qështjen Çamë.

Zoti Aliu ju keni disa vite që bashkëpunoni zyrtarisht me Festim Laton.

Sa i bashkangjitej personaliteti i Latos thelbësisht Qështjes Çamë?

Festimi ishte absolutisht i pakrahasueshëm për deshirën dhe vullnetin e zbardhjes së Qështjes Çamë. Fliste me shpirtë dhe me kenaqësi i gëzohej ënderave që kishtë për qëllim që një ditë ti realizonte. Misherimin e ideve të tij në lidhje me të ardhmen vetëvendosese të çamëve e lexoje në çdo fjalë të tij që e konkretizonte me veprimet dhe aktivitetet e palodhshme apo me bisedat e panumerta kudo dhe me çdo kënd. Nga do që e levizte dorën, çekiçi godiste vetëm ënderrën e tij të njohjës ndërkombetare të Qështjes Çamë. Aq i vullnetshëm ishte për idealin e Qështjes Çamë saqë po mos ta kisha jetuar vetë aktivitetin e tij prej pishtari nuk mund t’ja besoja dikujt po të më tregonte për Festimin. Pa dashur të hyj në anën familjare dua që të theksoj, se, madje as Nëna e Festimit kurr nuk i tha, bir kij kujdes se mos të ndodh diçka nga kundershtarët mbas kufirit, por i jepte kurajo se do të jem krah për krah me ty biri im.

Si sillej me anëtarët e qeverisë, me të ftuarit apo me partnerët tuaj?

Me mua si Kryeministër është sjellur shkelqyer gjatë gjithë bashkpunimit si në biseda por edhe në takimet e shumta që kemi pasur më aktivitetet e Qeverisë Çamë. Festimi ishte jo vetëm organizator i mirë dhe i suksesshëm por edhe koleg shumë i shoqerueshëm dhe veçanarisht i gjindur për secilin nga ne të qeveris por edhe magnet terheqës me të ftuarit e shumtë nga qeveria jonë. Kurse në takimet me ndërkombëtarët qoftë në Parlamentin Europian apo deri me senatorët në USA dhe në shtete të tjera një person i papërtueshëm dhe shumë i djathtë që nuk bënte hap mbrapa pa arritur deri aty ku duhej të thoshte fjalët e tij për Qështjën Çamë.

Cilat janë takimet më të suksesshmë ndërkombëtarë që ka patur qeveria juaj me Presedentin Lato?

Pa diskutim se arritja më madhë ishte shpallja e Pavarësis së Republikës Çamë me 30.10.2016. Por veçanarisht e seksesshmë dhe shumë e ngrohtë ishte pritja nga Presedenti i Parlamentit Europian Antonio Tajana, ku pasi na degjoj me shumë vëmendje dha pëlqimin e tijë duke mbeshtetur rrugën që kishim zgjedhur për njohjën e Qështjes Çamë. Kurse me 27.07.2016 Republika e Çamërisë u pranua anëtare e UNPO-s në Edinburg, ku u miratua dhe Rezoluta për Çamërinë, e cila mbështetë organizimin politiko-shtetërore të popullit çam në shtetin e tyre Republikën e Çamërisë, në status konfederal me Greqinë. Mbas kerkesës tonë është mbajtur 1 minut heshje nga 124 vendet antare të UNPO-s për të rënët gjatë genocidit kundër Çamërisë. Edhe vizita e Festimit në Vatikan dhe takimi me Papën Franqesku, ishte e sinqertë dhe vëllazëror. E suksesshmë për ne ishte edhe prezenca e vazhduar e Qeverisë Çamë në Parlamentin Europian dhe takime deri me senator të Senatit Amerikan për Qështjen Çamë.

Sa ju ka mbështetur Qeveria e Shqipërisë apo e Kosovës?

Fatkeqësisht as një mbeshtetje nga asnjëra pal. Përkunderazi kemi patur pengesa me kundershtime dhe mosnjohje sidomos nga Shpetim Idrizi. Ky i fundit u bë shkaktar që pengoj pjesmarrjen e ish Ambasadorit dhe Qytetarit të Nderit William Walker në tubimin e Vlorës. Nga rryma e Idrizit vazhdimisht ka patur lajme të paverteta kunder Qeverisë Qamë.

Si është bër i mundur gjithë ky investim kohe, shpënzime ulltimesh apo organizimi i  tubimeve të herëpashershëme?

Burimi kryesor dhe i çdo gjëje është kontributi i Festim Latos që ka investuar gjithçka që kishtë që nga shtëpia që ka shitur e deri të fitimet dhe rezervat që ka pasur pa kursyer as një gjë për Qështjen Çamë. Mbeshtetës është edhe secilit nga ne me mundesit e veta. Kemi pasur edhe një pjesë mbeshtetjesh nga bashkëkombas të ndryshem në formën e UÇK-s.

Si ndiheni kur lexoni mediat shqip që kan mundur të shkruajnë kundër Latos apo

Aliut?

Shumë pak njerëz në botë largohen nga vendi i tyre me deshirë. Në Gjermani ku jetojmë dhe punojmë familjarisht jemi vëndosur për të siguruar një të ardhme më të mirë. Por e verteta është se unë vitët e fundit çdo të ardhur që kemi patur nga bizneset private e kemi investuar totalisht në ulltimet dhe takimët e shumta për Qështjen Çame. Vetëm fal ndihmës së vazhdueshme të familjarëve të mij e kemi mbajtur biznesin. Edhe Festimi ka investuar absolutisht gjithçka që kishte vetëm në realizimin e idealeve për Qështjen Çamë. Shumë raste që kishim takime në mëngjes në Belgjikë, Francë apo Hollandë kemi ulltuar gjithë natës mbas punë pa pushuar fare në hotel, vetëm që të arrinim takimet e radhës. Aliu buzagaz shprehet se nuk më habisin shkrimet shqip kunder Latos apo meje por sesi portalet anashkalojnë pozitivitetin e punës tonë sistematike shumë vjeçare.

Kurë mendoni se merret trupi i Festim Latos nga familjarët e tij?

Besoj se tani me datën 24 Korrik lejohet nga Policia të merret trupi nga familjarët dhë varrimi bëhët në Vlorë pas disa ditësh.

Mbas këtij atentati kundër Presidentit të qeverisë tuaj a keni frigë se tani mundë të jeni ju në listën e kundershtarëve politik të Qeverisë Çamë?

Këtë frigë që tashmë është realitet, tek unë e ka mposhtur deshira patriotike për të bër më të mirën për atdheun tim. Edhe sikur të me ndjek fati i Festimit e di që nuk ka më nder për mua sesa të sakrifikoj jetën për popullin dhe vëndin tim.

A është biseduar nga qeveria juaj për të ardhmën mbas kësaj humje të thellë?

Si qeveri pa diskutim se kemi biseduar dhe vazhdojnë këshillat nga qeveritarët dhe miqët dashamirës që na kanë mbeshtetur vazhdimisht. Pa diskutim se jemi plotësisht të vëndosur në rrugën tonë edhe pse të vështirë deri sa të arrihet qëllimi për Qështjen Çamë.

Të ngjashme