Japonia bëhet me aeroplanmbajtëse për herë të parë pas Luftës së Dytë Botërore

Prishtinë | 18 Dhj 2018 | 13:58 | Nga Ekonomia Online

Qeveria japoneze miratoi sot një plan pesëvjeçar të mbrojtjes ku përfshihet edhe shtimi në arsenalin e saj me dy aeroplanmbajtëse, hera e pra që prej fundit të Luftës së Dytë Botërore.

Tokio e justifikon këtë vendim me praninë ushtarake në rritje të Kinës në rajon.

Këto dy anije fillimisht të ideuara për manovra me helikopterë do të modifikohen për të mundësuar gjithashtu ngritjen e shkurtër dhe uljen vertikale të avionëve luftarakë.

“Megjithatë, nuk bëhet fjalë për aeroplanmbajtëse që i kanë të gjitha e një aeroplanmbajtëseje klasike veçanërisht për faktin që avionët nuk do të qëndrojnë në këto anije”, theksoi një funksionar i Ministrisë japoneze të Mbrojtjes.

Për më tepër, qeveria parashikon të blejë në dekadën e ardhshme 42 avionë luftarakë (model F35B), si dhe blerjen e 105 modeleve F35A, porosi, që nëse konfirmohen, do të kënaqnin pjesërisht edhe dëshirën për të riekuilibruar këmbimet tregtare japonezo-amerikane të kërkuar disa herë nga Donald Trump.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme