“Jonas Brothers” me singlin e ri “Cool”

Prishtinë | 08 Pri 2019 | 17:43 | Nga Ekonomia Online

Menjëherë pas lansimit të videoklipit të parë, “Sucker”, vëllezërit e famshëm Joe, Nick dhe Kevin Jonas e regjistruan edhe një këngë me titullin “Cool”.

Ata e publikuan këngën në pako me klipin e ri interesant, ndërsa treshja triumfuese me këtë e dëshmuan se nuk e kanë ndërmend të ndalen, shkruan KOHA Ditore.

Image

Treshja u nda zyrtarisht në vitin 2013 për t’iu përkushtuar karrierave të tyre, ndërsa në shkurt të këtij viti vendosën të kthehen në bendin Jonas Brothers në mënyrë që të fillojnë të bëjnë materiale më serioze dhe pak më ndryshe se më parë.

Të ngjashme