Ngjarjet e ditës: 15 korrik 2019

  • 08:00

    Atletët dhe delegacioni i Kosovës të cilët morrën pjesë në Kampionatin Ballkanik U18 që u mbajt në Stamboll do të khehen sot në Prishtinë. (Aeroporti i Pirshtinës)

  • 09:50

    Zv.kryeministri i Parë dhe ministër i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, para ambasadorëve të shteteve mike do të hapë solemnisht kryesimin e Republikës së Kosovës në Procesin e Bashkëpunimit të Evropës Juglindore – SEECP dhe njëherit do t’i prezantojë prioritetet e Kosovës gjatë këtij kryesimi. (Ndërtesa e MPJ-së, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim ministrin Federal të Gjermanisë për Shëndetësi, Jens Spahn. (Ndërtesa e Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) organizon tryezën “E ardhmja e raporteve Kosovë-Serbi nga perspektiva e qytetarëve në Kosovë”. Marrin pjesë deputeti Dukagjin Gorani; zv.ministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha; ish-deputetja Rada Trajkoviq dhe ish-ministri Nenad Rashiq. (Qendra Mediale, Çagllavicë)

  • 10:00 / 11:00

    Nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, për nder të 1-vjetorit të vdekjes së kapiten Sejdi Krasniqit, komandant i Kompanisë së Deminimit të Regjimentit të Mbrojtjes Civile të FSK-së, organizohen aktivitete përkujtimore. (Homazhe në varrezat e dëshmorëve në Landovicë/akademi përkujtimore, Shtëpia e Kulturës “Xhemajli Berisha”)

  • 11:00

    Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, raporton në Komisionin për Legjislacion në lidhje me procesin e rekrutimit të noterëve të rinj, administratën e sistemit të Drejtësisë dhe kërkesat e Sindikatës së Shërbimit Korrektues që lidhen me Ligjin e Pagave. (Kuvendi i Kosovës, salla N204) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

     

  • 11:00

    Punëtorët e Lotarisë së Kosovës protestojnë  para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, sheshi “Skënderbeu”) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    “Sunny Hill” mban konferencë për medie për të shpalosur detajet lidhur organizmin e edicionit te dytë të këtij festivali. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Komisioni për Integrime Evropiane, në bashkëpunim me Projektin e GIZ-it “Mbështetje për Procesin e Integrimit Evropian në Kosovë”, mban takim lidhur me zgjedhjet e fundit në Parlamentin Evropian. Prezent do të jetë edhe gazetari Augustin Palokaj. (Kuvendi i Kosovës, salla 405) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Ambasada e Turqisë, në përvjetorin e tretë të tentim-puqit në Turqi mban ceremoninë “15 Korriku – Dita e Demokracise dhe Unitetit Kombetar”. (Rezidenca e Ambasadës Turke, Rr.”Ismail Qemaili”, Arbëri)

  • 13:30

    Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, pret në takim ministrin e Shëndetësisë së Gjermanisë, Jens Spahn. Me këtë rast të dy do të nënshkruajnë një marrëveshje bashkëpunimi ndërmejt Kosovës dhe Gjermanisë në fushën e shëndetësisë. (Ndërtesa e Qeverisë së Kosovës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00 - 15:00

    Kryeministri Ramush Haradinaj zhvillon vizitë pune në komunën e Vushtrrisë.

    Aktivitetet:

    14:00 – Takim me kryetarin e Komunës, Xhafer Tahiri;
    14:30 – Vizitë në disa biznese të Vushtrrisë;
    15:00 – Vizitë në kompaninë “Pestova – Vipa Chips”. ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Ministri i Mjedisit, Fatmir Matoshi, mban konferencë për shtyp me rastin e hyrjes në fuqi të udhëzimeve dministrative që dalin nga Ligji për Trajtimin e Ndërtimeve pa Leje. (Ish-Rilindja, kati 17)***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 18:15

    Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, mban konferencë për media. (Ndërtesa e MAShT-it, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 18:30

    FIQ organizon ceremoninë e ndarjes së çmimeve për Qytetari Aktive. (Kino “Armata”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 18:00

    Mbahet festivali “Muaji i mërgatës”. (Sheshi “Fehmi Lladrovci”, Drenas)

  • 21:00

    Nën përkujdesjen e kryetarit të komunës më Mitrovicës, Agim Bahtiri, do të mbahet turniri pesëditor i futbollit dedikuar diasporës. (Sheshi “Mehë Uka” Mitrovicë)

  • 23:00

    Në kuadër të aktiviteteve të Festivalit Ndërkombëtar të Animacionit, organizohet mbrëmje me muzikë reggae dhe afrobeats. Do të performojnë artisti Blend Mishki me grupin Roots Evolution. (Parku i qytetit, Pejë)